Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me qytetarët në Papër të Elbasanit. Kryetemë ka qenë bujqësia dhe problemet që hasin bujqit e blegtorët ndër vite.

Kryemadhi ka premtuar se me LSI në qeveri taksa dhe TVSH do të jetë zero për prodhimet vendase.

Sipas saj kjo është ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar fermerët dhe joshur konsumatorët shqiptarë, duke u fokusuar tek shitja e produkteve ‘’Made in Albania’’.

PJESË NGA TAKIMI NË ELBASAN

KRYEMADHI: Ne sot po diskutonim që prodhimi vendas, si në bujqësi e blegtori, mbulojmë vetëm 30 % të kërkesave dhe 70 % vjen nga jashtë. Kur prodhimet tona bio, janë të kërkuara nga njerëzit ne nuk plotësojmë dot kërkesat tona.

BANOR: Ne po e humbim këtë shans me prodhimin bio. Sidomos në gjedhët e imta, që ne kemi qenë model, ne nuk plotësojmë dot as 20 % të këtyre kërkesave.

KRYEMADHI: Një nga arsyet që ne duhet të fokusohemi është shitja e produkteve që prodhohen në Shqipëri, Made in Albania, është se i kemi me zero taksë, zero tvsh. Kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar dhe fermerin dhe për të joshur konsumatorin shqiptar, për të marrë produktet shqiptare. Produktet shqiptare dalin më të shtrenjta se ato të huaja.

Siç ndodh për qumështin e bagëtisë tonë, sepse tregun po e mbyt qumështi maqedonas, boshnjak apo kroat, sepse subvencionohen apo ndihmohen nga politikat e shtetit të tyre dhe ndërkohë ne diskriminojmë dhe nuk e favorizojmë, e gjobisim fermerin apo blegtorin tonë. Kjo ndihet edhe këtu tek ju, tek shpendët.

BANOR: Ndihet shumë, tek shpendët po, tek blegtoria që është drejt zhdukjes. Ka qenë shumë e përhapur dhe për 1 vit janë shitur 300 krerë, na thonë veterinerët. Pra është drejt zhdukjes.

KRYEMADHI: Ashtu është …

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb