Shoqëria civile ka mbledhur rreth 22.000 firma për të kthyer në ligj krijimin e një regjistri publik dhe zyrtar për të gjithë personat qe kane kryer dhe janë dënuar për krime të natyrës seksuale. Edhe kur ata të kryejnë dënimin, duhet të ekzistojnë në një regjistër me figurë dhe emër e mbiemër, në mënyrë që komuniteti të dijë vendodhjen e preditorëve seksualë.

Iris Luarasi thotë se krijimi i një regjistri publik është një domosdoshmëri, duke marrë parasysh që jetojmë në qytete ku nuk njohim kë kemi fqinjë apo banorë te lagjes.

Pedagoget penalistë të fakultetit të drejtësisë së universitetit “Luarasit” u ftuan për te qenë pjesë e konsultimit publik qe po i bëhet projektligjit.

Diskutime intensive u zhvilluan në tryezën e rrumbullakët që u zhvillua në universitetin “Luarasi”, ku drafti u konsultua nen për nen teksa shoqëria civile mbajti shënimet përkatëse pas mendimeve dhe sugjerimeve te stafit akademik të “Luarasit”.

Sipas dekanes së fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Luarasi” prof.Rezana Konomi identifikimi i abuzuesve jo vetëm ta bëjë shoqërinë më të sigurt por edhe do te shërbejë si thirrje për ndërgjegjësim.

Sipas specialistëve, kapacitetet e shtetit shqiptar për të monitoruar abuzuesit janë të pamjaftueshme dhe drejtësia shqiptare gjendet e papërgatitur për trajtimin e rasteve të pedofilisë, p.sh në Tiranë janë 50 pedofilë te identifikuar me vendim gjykate por janë vetëm dy efektive policie qe i monitorojnë.

Synohet që akses në këtë regjistër të kenë gjithë qytetaret dhe jo vetëm institucionet përkatëse.

Drejtuesja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza vlerësoi ndihmën e çmuar e pedagogeve penalistë te universitetit “Luarasi” për konsulencën e projektligjit.
Nisma e krijimit të një regjistri publik për të gjithë individët që kanë kryer vepra penale të ngacmimit seksual u konkretizua dhe ngriti ne këmbë qindra protestues vitin e kaluar pasi u be publik abuzimi seksual që përjetoi një 15-vjeçare nga roja i shkollës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb