TIRANË
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruiar partitë e para si garuese në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Pas verifikimeve ligjore, KQZ miratoi regjistrimin e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, e cila është forca e parë politike që shënohet zyrtarisht si pjesë e procesit zgjedhor.
Regjistrimi i PDIU-së së Shpëtim Idrizit vjen në një moment kur kjo forcë politike nuk ka mbyllur ende marrëveshjen politike me partinë më të madhe të Ppozitë së Bashkuar, Partinë Demokratike.
Po ashtu, KQZ regjistroi në mbledhjen e kësaj të premteje edhe Bindjen Demokrtaike të Astrit Patozit, Lëvizjen për Ndryshim të Jozefina Topallit dhe Lëvizjen Demokratike Shqipitare të Myslim Murrizt. Po ashtu, me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u regjistruan edhe 6 subjekte të tjera politike dhe dy kandidatë të pavarur.
Sipas Kodit Zgjedhor, afati final për regjitrsimin e partive në zgjedhje është data 14 shkurt. Ndërkohë që në KQZ ende nuk kanë mbërritur kërkesat për regjistrim të partive kryesore, PS, PD e LSI, PR, PAA apo parti të tjera me peshë në elektorat.
Partitë e regjistruara sot në KQZ:
1-Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli
2-Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslym Murrizi
3-Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
4-Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
5-Bindja Demokratike Astrit Patozi
6-Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhani
7-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
8-Balli Komëtar Adriatik Alimadhi
9-Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa
10-Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
Kandidatët e pavarur
1-Pal Shkambi i pavarur, Shkodër
2-Plarent Aleksi i pavarur, Berat