SHKODËR
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë mbrëmë dhe në orët e para të ditës së sotme, kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër.
Në këto pamje të transmetuara në “News 24”, shikohet qartë se qyteti është zyrtarisht nën “pushtetin e ujit”.
Edhe në qendër të qytetit ka reshje shiu në disa centimetra, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Situata është problematike thuajse në çdo lagje e rrugicë të qytetit verior. Nga pamjet, mund të shihet qartë se dhe rrugica pranë shtëpisë së kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, është totalisht e mbuluar nga uji.
Ndërkohë Emergjencat Civile kanë dhënë informacion të detajuar, në lidhje me reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në Shkodër.
Njoftim nga Emergjencat:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA SHKODËR
Nr._____ Prot Shkodër, më 11.02.2021
Ora 08:30
Lënda: Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 11.02.2021,ora 08.30
INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR
SHKODËR
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 11.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.96 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 18cm.
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.15 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 20cm.
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.60 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 20cm.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 5030 Ha
- Tokë e pakultivuar 1040 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 3595 Ha
- Grurë 225 Ha
- Bimë Dekorative 117 Ha
- Pemtore 50 Ha
- Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 140 cm.
- Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
- Grurë 50 Ha
- Pemtore 40 Ha
- Bimë dekorative 7 Ha
- Serra 3 Ha
- Shtëpi të përmbytura 4.
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.
- Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.
- Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.
- Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Gallube, fshati Oblikë.
- Eshtë vështirësuar gjëndja nga përmbytjet në lagjen Xhakaj, Kurtaliaj, fshati Muriqan.
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 360 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 1230 Ha
- Grurë 100 Ha
- Bimë dekorative 110 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
- 121 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
- Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
Nj.A.Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 300 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
- Tokë e pakultivuar 90 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 210 Ha
- Fshati Reç i Vjetër është që nga ora 22.00 pa energji elektrike.
Nj. A. Guri i Zi
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, konkretisht në fshtrat Kuç, Guri i Zi dhe Rrencë.
- Tokë e pakultivuar 10 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha
- Grurë 5 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
- Të pakultivuara 200 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 730 Ha
- Grurë 70 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- 25 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).
4.Rruga Malsorët e Mullinit me gjtësi rreth 150 m, ka prezencë uji rreth 50-60 cm.
5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi dhe Malsorët e Mullinit.
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
- Tokë e pakultivuar 160 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 430 Ha
- Pemtore 10 Ha
Lagje Nr.1
Eshtë përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve.
Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë presence uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).
Lagje Nr.4
Eshtë përkeqësuar ndjeshëm situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm. Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-SITUATË EMERGJENTE.KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 640 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA.
K R Y E T A R
Voltana ADEMI
(d.xh/ Balkanweb)