Bukuritë e qarkut të Beratit s’kanë limit! 30 alpinistë profesionistë nga Shqipëria e Kosova, por disa prej tyre edhe amatore, janë ngjitur në këmbë në majën më të lartë të malit të Tomorrit, në 2416 metër lartësi.
Fillimisht alpinistët kanë vizituar kanionet e Skraparit dhe më pas kanë filluar ngjitjen deri në “Tyrben e Abaz Aliut”. Ngjitja është bërë ditën e djeshme dhe 30 alpinistëve nga Shqipëria e Kosova ju është dashur rreth 6 orë të arrijnë majën më të lartë të Tomorrit.
Nga pelegrinët që ngjisin malin për lutje e bekime,të shumtë janë edhe alpinistët që nuk ndalen së sfiduari veten,duke u ngjitur në këtë mal. Me livadhe që të lënë pa fjalë nga bukuria e tyre në pranverë dhe mbuluar me borë në përiudhën më të ftohtë të vitit, ngjitja e Tomorit është një nga përvojat më të rëndësishme të alpinizmit dhe turizmit shqiptar.
Në malin e Tomorrit gjatë muajve të verës organizohen dhe paketa interesante turistike për të bërë hiking,camping, apo edhe ngjitje të malit me mushkë. Emocioni dhe aventura e 30 alpinistëve ka qenë e papërshkueshme dhe pas ngjitjes në majën e malit Tomorr ekipi e ka mbyllur ekspeditën e tij në Teqenë e Abaz Aliut.
(BalkanWeb)