TIRANË
Shqipëria renditet ndër vendet ku zhvillimi i teknologjisë, qasjes në internet dhe informatizimi i shoqërisë po përparon shpejt. Rritja e komunikimit përmbën vlerë të shtuar në zhvillimin shoqëror po në të njëjtën kohë ajo e ekspozon ndaj rreziqeve të natyrës kibernetike me aktorë shtetëror dhe jo shtetëror.
Profesionistët në fushën e sigurisë kibenetike numërohen me gishtat e dorës ndërsa mundësitë janë të pafundme për një karriere brilante. Universiteti “Luarasi” duke dashur ta mbulojë këtë boshllëk, ka finalizuar marrëveshjen me një ndër kompanitë më prestigjioze në Izrael dhe në botë në fushën e Sigurisë Kombëtare për të krijuar akademinë e parë të sigurisë kibernetike në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
Përfaqësuesit e kompanisë së njohur izraelite “ELTA Systems LTD” kanë shkëmbyer informacionin e nevojshëm me drejtuesit e universitetit “Luarasi”. “Elta Systems LTD” është kompani izraelite në pronësi të grupit IAI ( Israel Aerospace Industries Ltd) një lider global në sektorët e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore. Miqtë izraelitë shpalosën detaje në lidhje me sektorin e sigurisë kibenetike të kompanisë së quajtur Industria Ajrore Izraelite. Kurset që do zhvillohen në këtë akademi thotë Roi Shaposhnik, menaxher marketingu në “Elta Systems LTD” shfrytëzojnë teknologjinë më të avancuara në glob e njëjta që përdoret në industrinë ajrore Izraelite.
“Ne nënshkruam së bashku me Universitetin Luarasi një marrëveshje bashkëpunimi duke promovuar sektorin e sigurisë kibernetike të kompanisë IAI (Industrinë Ajrore Izraelite) në universitet, në Shqipëri dhe për te gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Unë mendoj se forca e këtij komunikimi se bashku me bashkëpunimin midis palëve na ofrojnë ne mundësinë unike të promovojmë, të nxisim, të implementojmë kurset e sigurisë kibernetikës duke përdorur teknologjinë tonë të cilën e përdorim ne industrinë ajrore Izraelite ne vendin tonë” , -u shpreh Roi Shaposhnik, menaxher marketingu në kompaninë “Elta Systems LTD”.
Kompania prestigjoze izraelite përmes menaxherit të saj të marketingut garanton çdo student/gjimnazist që është i interesuar të ndjekë Akademinë online të Sigurisë Kibernetike do të pajiset me çertifikatë e akredituar dhe e njohur në mbarë botën.
“Studentët duan të dijnë si mund te kenë një mjedis më të mire për të mësuar dhe për të punuar, së bashku me universitetin “Luarasi”, të jenë pjesë e Akademisë së Sigurisë Kibernetike si një projekt bashkëpunimi afatgjate nëpërmjet zhvillimit te kurseve, trajnimeve ne fushën e sigurisë kibernetike duke mundësuar në fund marrjen e çertifikatave ndërkomëtarisht të njohura në të gjithë botën. Këto çertifikata të akredituara ndërkombëtarisht do të ndihmojnë studentet për një punësim më të mirë dhe do të jenë gati për tu përballur me suportin e tyre profesional përkundrejt kërcënimeve kibernetike që mund te ndodhin në rajon por dhe me gjerë” , -u shpreh Roi Shaposhnik, menaxher marketingu në kompaninë “Elta Systems LTD”
Sakaq rektori i universiteti “Luarasi” profesor Ruka shprehet krenar për finalizimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme dhe thotë se krijimi i “Cyber Tech Academy” i është besuar Luarasit pasi është një ndër institucionet arsimore me serioze dhe të besueshme në vend.
“Është një përpjekje gati një vjeçare për të vendosur mbi shina një bashkëpunim të frytshëm mes Universitetit “Luarasi” dhe “Elta Systems LTD” me reputacion ndërkombëtar. Projekti po merr rrugë kemi kaluar të gjitha fazat e bisedimeve paraprake, ne kemi pranë “Luarasit” edhe dy specialistë të kësaj kompanie në diskutime teknike të nevojshme për sqarimin e mëtejshëm të paketave të kurseve profesionale që do të realizohen në fushën e sigurisë kibernetike. Gjithçka është bërë elektronike dhe hakerimet janë bërë të rrezikshme për të marrë informacione nga bankat nga agjencitë shtetërore dhe private.
Synimi ynë është t’i japim Universitetit “Luarasi” një dimension të ri duke ngritur Akademinë e Sigurisë Kibernetike për ti shërbyer të interesuarve në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin, ne do ta promovojmë këtë edhe për ata që janë të interesuar në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi e më tej të atashohen pasi formimin është fantastik. Është një certifikatë më vlera të jashtëzakonshme, agjencitë që japin certifikata me vlerën më të lartë janë shumë pak në botë, ata që do ndjekin këto kurset ndër më të kërkuarat në fushën e sigurisë kibernetike do të marrin edhe çertifikata të njohura ndërkombëtarisht në Europë, SHBA dhe më gjerë”,-tha Prof. Ethem Ruka, Rektor pranë universiteti “Luarasi”.
Zëvendës rektorja e universitetit “Luarasi” Anni Dasho, duke dhënë detaje në lidhje me Akademinë e sigurisë kibernetike, shprehet se do të ofrojë paketa të larmishme për disa target grupe si gjimnazitë, studentë si dhe mundësi për të përgatitur profesionistë në fushën e sigurisë kibernetike për sektorin bankar, qeveri në korporatat e telefoninë mobile ne vend dhe me gjere. Kurset e Sigurisë Kibernetike do jenë të planifikuara sipas paketave dhe niveleve të vështirësisë ku në fund çdo aplikant do të pajiset me certifikatën e nevojshme të vlefshme për tregun shqiptar dhe atë rajonal. Do ketë paketa të ndryshme për gjimnazistët dhe për studentët mbështetur në aplikimin në nivele të ndryshme specializimi. Kurset online do të zhvillohen nga ekspertë izraelitë ndërsa çertifikatat do të njihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Japoni.
“Target janë jo vetëm studentët në universitete por dhe të gjithë gjimnazistët që sapo mbarojnë gjimnazin kanë dëshirë të kenë ekspertizë dhe të marrin njohuri në fushën e sigurisë kibernetike, dhe ne do të ofrojmë kurse të dedikuara për këta gjimnazistë.
Lektorët do jenë izraelitë dhe shqiptarë ku një pjesë e stafit te Universitetit “Luarasi” po trajnohen për marrjen e certifikatave si trajnerë te ardhshëm, ku gjuha e trajnimit do të jetë “anglisht”. Sistemi bankar, sistemi i telefonisë mobile dhe institucionet publike dhe private janë në nevojë të përgatitjes së një stafi të specializuar dhe të çertifikuar për nevojat që kanë këto institucione në fushën e sigurisë kibernetike dhe të informacionit.” –u shpreh Prof. Assoc. Dr Anni Dasho Sharko , Zv. rektore pranë universitetit “Luarasi”
Prof. Indrit Baholli, Dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, Universiteti “Luarasi” thotë se ngritja e kësaj akademie është nevojë e kohës që jetojmë pasi pikërisht gjatë pandemisë është vërejtur një rritje e madhe e kërcënimeve dhe skemave kibernetike.
“Shumë shpejt ne do të lançojmë edhe hapjen e kursit të parë profesional të mirëfilltë në sigurinë kibernetike, i cili është një kurs tepër i kërkuar për momentet që po kalojmë mbështetur në vështirësitë e Covid -19 ku sulmet kibernetike janë shtuar në mënyrë të shpejtë dhe kanë marrë një përhapje shumë të gjerë. Leksionet do suportohen nga profesorë dhe ekspertë izraelitë të fushës së sigurisë kibernetike, dhe ata do trajnohen dhe ne te ardhen do japin kontributin e tyre ne këto kurse intensive qe do behën online.”,-tha Prof. Asoc. Dr. Indrit Baholli, Dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, në universitetin “Luarasi”.
70 % e leksioneve do të jenë praktike në platformën unike të ofruar nga ekipi i ekspertëve izraelit. Së bashku me simuluesin kibenetik ekspertët izraelite do u ofrojnë studentëve metoda praktike për të përvetësuar testuar dhe analizuar rastet reale të sulmeve kibernetike.
“Jo vetëm në teori por 70% e orëve do jenë praktikë në platformën e ofruar nga ekipi izraelit. Së bashku me simuluesin kibernetik ne do t’u japim studentëve një metode praktike ku studentët nuk do të mjaftohen vetëm me mësimet teorike por studentet do te përvetësojnë aftësitë për te testuar, analizuar dhe kuptuar raste te shumta reale sulmesh kibernetike te ndodhura në të gjithë botën. Simuluesi ynë kibernetik qe është unik, ofron mundësi te veçanta për të testuar dhe rishikuar rastet e sulmeve kibernetike qe kane ndodhur në botë. Ne do t’i trajnojmë studentet individualisht dhe do ti lejojmë studentet qe te prekin dhe praktiken me te mire të fushës së sigurisë kibernetike. Kjo eksperience është diçka e jashtëzakonshme të cilës nuk mund ti gjenden të përafërta. Veçantia e këtij bashkëpunimi me Universitetin “Luarasi”, është fakti se bashku me stafin profesionist te tij ne kemi arritur te adoptohohemi me mentalitetin vendas dhe rreziqet ndërkombëtare, nëpërmjet kësaj platforme dhe asaj çka ne duam t’i ofrojmë studenteve”
Ftesa për pjesëmarrje u behet jo vetëm aplikantëve ne Shqipëri por edhe në diasporë e në mbarë Ballkanin të cilët do të trajtohen në shumë drejtime të sigurisë kibernetike, programimit, në inteligjencën artificiale nga ekspertët më të mirë të sigurisë kibernetike në botë.