Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpall vendimin për anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Dacin më datë 8 mars.

Daci u dënua nga GJKKO me 6 muaj burg, konvertuar në 12 muaj detyrim për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës, pasi kur është bërë anëtar i KPA ka falsifikuar dokumentet duke fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në 1997.

Ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar pafajësi në Apel. Ndërkohë, avokatët e tij kanë bërë mbrojtje dhe kanë paraqitur argumentet, duke theksuar se nuk ka vepër penale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: