Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot tryezën për programin për sportin në qytetin e Shkodrës.
Në fjalën e tij, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se do të ketë investim dhe ligje të vërteta për sportin
Mes të tjerash, Vasili theksoi se “Të mos harrojmë asnjëherë që pa një sport të zhvilluar nuk mund të ketë një Shqipëri të shëndetshme. Të shëndetshme nga pikëpamja shëndetësore por edhe jo shoqërore. Të rinj dhe sa më mijëra sportistë të kemi në disiplina shumë sportëshe dhe jo në vetëm një, unë jam një adhurues i madh i futbollit, por beteja me sportin nuk është kurrë e fituar në rast se të gjitha sportet nuk ecin dhe zhvillohen”.
Fjala e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili nga tryeza për propozimet e LSI për sportin
Përshëndetje të nderuar pjesëmarrës në këtë tryezë të sotme. Jemi sot në qytetin e Shkodrës, si një qytet i cili ka qenë dhe mbetet djepi i sporteve në përgjithësi dhe jo vetëm i një sporti të caktuar dhe së dyti i të qenurit në një tavolinë me sportistë dhe administratorë sportivë të nderuar dhe të respektuar, që i bëjnë nder jo vetëm Shkodrës por edhe gjithë Shqipërisë.
Sigurisht i keq ardhur edhe për shkak të detyrimit për të respektuar rregullat e Covid-it ata që do donin të merrnin pjesë në tavolinë ishin shumë herë më të shumtë, por megjithatë nuk janë këtu në tavolinë, por falë medias kemi mundësi të ndiqemi edhe nga shumë të tjerë e do kemi patjetër mundësinë që në momentin që do dalim nga kjo situatë e Covid-it do të realizojmë një takim shumë të madh, besoj edhe për të kremtuar fitoret edhe që Vllaznia po maturon në këto kohë.
Një tjetër kënaqësi e veçantë është që përveç miqve të ftuar për të cilët i shprehim mirënjohjen tonë që ndodhen në këtë tavolinë dhe jemi shumë të respektuar që ndajmë me ta programin tonë për sportin dhe një tjetër kënaqësi është që jam këtu sot me mikun tim të tjetër njëkohësisht koordinatorin politik, një nga përfaqësuesit më të shkëlqyer dhe që mbetet edhe një mik i sportit, që është z,. Agron Çela dhe në krahun tim të majtë është sekretari për sportin në LSI, mjeshtër i merituar i sportit, z. Viron Bezhani, njëherazi edhe një nga kampionët e shkëlqyer të Shqipërisë për 13 vite radhazi.
Të mos harrojmë asnjëherë që pa një sport të zhvilluar nuk mund të ketë një Shqipëri të shëndetshme. Të shëndetshme nga pikëpamja shëndetësore por edhe jo shoqërore. Të rinj dhe sa më mijëra sportistë të kemi në disiplina shumë sportëshe dhe jo në vetëm një, unë jam një adhurues i madh i futbollit, por beteja me sportin nuk është kurrë e fituar në rast se të gjitha sportet nuk ecin dhe zhvillohen.
Jo të gjithë njerëzit kanë një vokacion, njerëzit e duan sportin në të gjitha format e veta, kështu ka lindur që nga lashtësia sporti shumë sportësh, por sot dimensioni i tij pas Covid-it merr një rol që nuk e ka pasur kurrë më parë. Shqiptarët dhe e gjithë bota kanë nevojë për sportin më shumë se një ditë më parë dhe qoftë mënyra se si administrohet ky sport, qoftë mënyra si motivohen, qoftë ata që janë profesionistë, qoftë ata që janë amatorë por për t’iu kthyer të vendosur e pa kthim sportit edhe një herë është një dimension që duhet të punojmë që të gjithë, pasi na duhet patjetër një shoqëri e shëndetshme dhe për këtë çdo sforco deh sakrificë do ia vlente dhe do të ishte pak ne raport më atë të madhe që pritet nga sporti.
(BalkanWeb)