TIRANË

“Kam dijeni të një rasti, vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur që nuk duhet të ishte dhe thoshte që unë do bëj gjithçka, por nuk dua të jem në këtë pozicion.

I thash kush nuk do s’ka problem.”- kështu u shpreh kryesocialisti Edi Rama, në bashkëbisedimin me mediat, mesditën e sotme, ndërsa nuk përmendi emrin e kandidatit në fjalë.

BalkanWeb’ mëson emrin e kandidatit të Partisë Socialiste që është tërhequr nga gara për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për deputetin Alket Hyseni, i renditur i 11-i në listën e Qarkut të Vlorës.

I kontaktuar nga ‘BalkanWeb’, Hyseni pranoi të jetë tërhequr nga kandidimi në qarkun e Vlorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: