Ish-ministri i Mjedisit në mandatin e parë të kryeministrit Edi Rama, Lefter Koka, i përgjigjet nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, pas akuzave të këtij të fundit se ai ka përfituar 3.3 milionë euro përmes inceneratorit të Elbasanit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Koka shkruan se LSI lindi si parti inati e mllefi dhe ndër vite tregoi se jo vetëm nuk kishte program e vizion, por se është partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para.

Reagimi i Kokës:

Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë!
Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them.
Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion , por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë.
Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju!
Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni !
Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb