Policia e Tiranës jep detaje për shpërthimin e mjetit të prokurorit Arjan Muça. Policia njofton se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
(BalkanWeb)