BURREL
Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Burrel. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se i është vënë tritol banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj.
Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për zbardhjen e të vërtetës.
(BalkanWeb)