TEHERAN- Protestuesit në Iran e kanë sulmuar gjatë të shtunës ambasadën saudite në kryeqytetin iranian. Trazirat në Teheran erdhën pasi Arabia Saudite ekzekutoi klerikun shiit, Nimr el-Nimr, së bashku me 46 të dënuar të tjerë.
Nimr u konsiderua si një terrorist nga Riyadhi, por për mbështetësit në Iran ishte mbrojtës i të drejtave të minoritetit shiit.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aytatollah Ali Khameni tha sot se Arabia Saudite do të përballet me “hakmarrje hyjnore”.

Protestat në Teheran pritet të vazhdojnë. Ndërkohë, reagime pas ekzekutime në Arabinë Saudite kanë ardhur edhe nga Iraku ku ekzekutimet janë dënuar nga figura të shquara fetare e politike.

Në Uashington, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me ekzekutimin e Nimr el-Nimr, rasti i cili mund t’i rrisë grindjet sektare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: