TIRANË
Kryeministri Edi Rama do të qëndrojë sot në Turqi. Burime thanë për ‘BalkanWeb’ se kreu i qeverisë pritet të finalizojë marrëveshjen për vaksinat antiCovid.
Mësohet se Rama do të zhvillojë takime zyrtare me kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”, për finalizimin e marrëveshjes për furnizimin e Shqipërisë me vaksina kineze. Kujtojmë se, Parlamenti miratoi një ditë më parë, aktin normativ për sigurimin e vaksinave kineze Coronavac, ku bëhet e ditur marrëveshja e arritur me “distributorin e autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”
Të njëjtat burime thanë se Rama pritet të zhvillojë një takim edhe me presidentin turk, Erdogan.
Vizita e kryeministrit Rama në Turqi vjen një ditë para çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale, PS njoftoi se nisjen e betejës elektorale drejt 25 prillit, ditën e enjte në 17:00 nga sheshi Skënderbej.
(BalkanWeb)