Fill pas miratimit të fletëve të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit, nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, ka reaguar Partia Socialiste.
Gazetari Ergys Gjença, raporton për “BalkanWeb”, se Partia Socialiste do e ankimojë në KAS vendimin e marrë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Kujtojmë se pak momente më parë, Celibashi miratoi fletën e votimit, ku kandidatët do të pasqyrohen me emra e mbiemra, e nuk miratoi propzimin e Partisë Socialiste, e cila ishte e idesë që kandidatët të identifikoheshin me numra. Gjatë mbledhjes së fundit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh:
“Kandidatët do ë identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark”.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Celibashi deklaroi se shënimi i emrave shkon me përputhje me Kodin Zgjedhor, si dhe shtoi se është më ndihmuese për zgjedhësit, në mënyrë që të mos jenë konfuz në ditën e votimit.
“Vlerësimi i fletës së votimit ku kandidatët janë të shënuar me emra shkon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave në qendrat e votimit është më ndihmues për zgjedhësit dhe për të mos qenë konfuz në ditën e zgjedhjeve. Të tre variantet, do të ishin në përputhje me kodin Zgjedhor. Ne vlerësomë që varianti i propozuar shkon në përputhej të plotë me kodin zgjedhor. Ai imponon që zgjedhje në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit”, u shpreh Celibashi disa ditë më parë.
(BalkanWeb)