Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë mbrëmje, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Bardhok Planaj.

Pas vdekjes së tij, ka ardhur dhe një reagim nga kryesuesi i listës së Partisë Demokratike në Shkodër, Helidon Bushati. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se bota e krimit në Shkodër nuk njeh kalendar, pasi pikërisht në ditën e Pashkëve mbeti i vrarë Planaj.

Po ashtu, ai shkruan se krimi i organizuar po ngjall frikë e terror. Bushati thekson ndër të tjera, se duhet t’i japim fund paktit që sipas tij qeveria aktuale ka me krimin.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Bota e krimit në Shkodër nuk njeh kalendar.
Krimi është në festë, rendi në drejtim të paditur, ndërsa Shkodra në frikë.
Qytetarët e Shkodrës po jetojnë periudhën më të errët të ketyrë 30 viteve.
Krimi i organizuar po ngjallë frikë dhe terror, edhe sot kur shkodranët duhet të ishin në festë.
Boll është boll! Paktit që kjo qeveri ka me krimin i japim fund. Kjo nuk është Shkodra e Shumicës!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: