Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Bardhok Pllanajt në qytetin e Shkodrës.
Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se autorët dyshohen se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150 metra, e më pas e kanë qëlluar.
Ndërkohë në afërsi të vendit të krimit është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve.
Brenda makinës, është gjetur një armë tip kallashnikov, por është ende e paqartë nëse është ajo arma me të cilën është kryer krimi.
Po ashtu, raportohet se makina e djegur ishte me targa italiane.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit, me qëllim kapjen e autorëve.
(BalkanWeb)