SPAK kërkon zyrtarisht konfiskimin e 82 milion e 440 mijë e 285 lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt, disa prej tyre në emër të familjarëve të tua.

BalkanWeb mëson se pasuritë janë të paluajtshme dhe bëhet fjalë për ndërtesë, një sërë apartamentesh si dhe garazh.

Ato ndodhen të gjitha në Vlorë. Disa prej pasurive figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.

Mes konfiskimeve është dhe një njësi në pronësi të shoqërisë ”TURI&MZB” sh.a. Në total kërkohet konfiskimi i 7 apartamenteve, një ndërtese me sipërfaqe 156 metër katror, dy njësive dhe një trualli me sipërfaqe me 580 metër katror.

SPAK kërkoi sot për Moisi Habilajn 18 vite burg, ndërkohë që ai është dënuar edhe në Itali, por rezulton në arrati pasi ka thyer masën e arrestit të shtëpisë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb