TIRANË
Gazetarja Dorjana Bezat siguron ekskluzivisht për “BalkanWeb” foton nga momentet e fundit të 27-vjeçarit Mehmet Qema. Siç shihet në foton që sjell “BalkanWeb”, viktima është i ulur në tavolinë bashkë me pesë të rinj.
Ndërkohë, në këmbë është autori i krimit, Marjus Dema, i cili siç duket, është me armë në dorë, pak çaste para se të qëllojë të riun me plumb në gjoks. 27-vjeçari është dërguar nga shokët e tij në QSUT, por ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.
Siç raporton gazetarja Bezat për “BalkanWeb”, Qema ndodhej në tavolinë me shtetasit Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, të cilët janë shpallur në kërkim, bashkë me autorin, pasi kanë dijeni për ngjarjen e rëndë kriminale.
(BalkanWeb)