Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës”. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta theksoi se kjo qendër ka shërbyer me dashuri dhe përkushtim ndaj fëmijëve të braktisur pas lindjes.

MESAZHI I METES
“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”. – Shën Nënë Tereza.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve vizitova sot jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan, këtë qendër të rëndësishme sociale, që prej 30 vitesh, ka vënë në jetë mesazhet e Shenjtores sonë dhe të gjithë njerëzimit, duke u shërbyer me dashuri dhe përkushtim fëmijëve të braktisur pas lindjes, atyre me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara.

Duke i falenderuar me mirënjohje Motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm, i lumtur të ndanim së bashku vlerësimin se humanizmi dhe solidaritetit njerëzor janë në themel të vlerave tona si shqiptarë dhe se jo rastësisht ne jemi kombi i Shën Nënë Terezës. ??

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: