Ish-kryeministri Fatos Nano, duket se ka shfaqur sot probleme me shëndetin. Lideri historik i PS, është parë të zbresë sot nga makina e tij, i shoqëruar nga bashkëshortja Xhoana Nano, ndërsa ka hyrë më ambjentet e spitalit Amerikan.
Me maskë anticovid, Fatos Nano është ndihmuar nga personeli i spitalit, të cilet e kanë shoqëruar në karrocë në ambjentet e brendshme të spitalit për ndihmë mjekësore.
Nuk dihen problemet shëndetësore që kanë detyruar ish kryeminstrin t’i drejtohet ambjenteve të spitalit për asistencë mjekësore.
(BalkanWeb)