Rusia të hënën e filloi prodhimin masiv të limuzinës luksoze, Aurus Senat, e cila është promovuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Federata Ruse i kishte publikuar planet për prodhimin e kësaj linje që në vitin 2013.

Putini kishte ndihmuar në promovimin e makinës luksoze duke e drejtuar atë në 2018, me rastin e inaugurimit si president për mandatin e ri 6-vjeçar.

Prodhimi i kësaj limuzine ka pak gjasa që të sjellë ndikim të konsiderueshëm në industrinë e automjeteve në Rusi. Ministri i Industrisë, Denis Manturov, tha se këtë vit do të prodhohen 200 deri në 300 vetura të këtij modeli.

Aurus Senat, e parë si projekt prestigji për Kremlinin, do të ketë çmim fillestar prej 18 milionë rublash ose rreth 245 mijë dollarësh, shkruan Reuters.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: