TIRANË

Votimi për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta do të jetë me votë të fshehtë, teksa një pjesë e deputetëve kanë votuar tashmë pro apo kundër raportit të Komisionit hetimor për shkarkimin.

Por ende mundësia nuk i është dhënë deputetit Kujtim Gjuzi, i cili shprehu shqetësimin drejtueses së seancës Vasilika Hysi se nuk e ka gjetur pavarësisht se është çuar dy herë nga vendi i tij për të votuar.

Gjuzi: Fleta e votimit e imja është në dorën time, do ju lutesha shumë jepini urdhër administratës që kutia e votimit të rrijë aty deri kur të votojë deputeti i fundit.
Hysi: Ju keni të drejtë, por nuk është mbyllur votimit.
Gjuzi: Po nuk është pra kutia aty, jam çuar dy herë dhe…
Hysi: Shërbimet e Kuvendit të vënë kutinë e votimit për zotin Gjuzi dhe për gjithë deputetët që nuk kanë votuar ende. Të nderuar kolegë uluni sepse do fillojë votimi nominal.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb