Pas festës, Roberto Martinez kthehen sytë nga De Bryne dhe Hazard por nuk harron as të flas me fjalë të ëmbla për Italinë, rivalin e tyre në çerekfinale: “Do të përballemi me skuadrën më të mirë të turneut, Mancini ka bërë një punë të jashtëzakonshme këto muaj edhe është një shembull për të gjithë. Mendoj se do të jetë një sfidë e madhe mes dy skuadrave shumë të forta”, theksoi trajneri i Belgjikës.
Portugalia largohet nga ky evropian me shumë trishtim dhe mllef për një ndeshje që u vendos nga vetëm një goditje në kuadrat: “Jemi shumë të zhgënjyer, disa nga lojtarët e mia akoma qajnë por nuk mund ti them asgjë pasi ata dhanë gjithçka. Belgjika bëri në total 6 gjuajtje, vetëm një në kuadrat dhe fituan, ndërsa ne bëmë 29 gjuajte dhe 2 shtylla. Mgjth një humbje është gjithnjë një humbje dhe nuk kam çfarë të them në këto momente. Besonim se mund t’ia dilnim, jo vetëm në këtë sfidë po ti shkonim deri në fund këtij turneu, theksoi Fernando Santos në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)