Prokurori Kombëtar i Antimadias dhe Antiterrorizmit në Itali, Federico Cafiero De Raho ka folur në lidhje me operacionin “Shpirti”, i cili u shtri në 4 shtete përfshirë Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, De Raho tha se ky operacion ndjek atë të disa muajve më parë që u zhvillua mes dy vendeve, ndërsa e cilësoi dhe punën e SPAK shumë cilësore. Mes të tjerash zyrtari italian tha se bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë do të vijojë.

“Dua të falënderoj Abern Krajën, të cilit u shpreh komplimente. SPAK po çon para punën prej disa kohësh që kur Arben Kraja mori këtë detyrë. Duhet të nënvizojë se në këtë operacion që ndiqet prej disa muajsh nga SPAK me Prokurorinë e Barit, me një skuadër investigative të përbashkët. Kjo skuadër e përbashkët, ndjek disa skuadra investigative që janë bërë në kohë.

Dua të them se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë, është e ngushtë dhe konstant. Sot në këtë pikë u arriti një objektiv që tregon se si bashkë mund të zbulojmë dhe aspekte që kanë të bëjnë me disa padrejtësi që bëhen nga disa institucione. Dua të nënvizoj faktin se operacioni i bërë nga EUROJUST ka bërë një ndarje konstante të informacionit. Bashkëpunimi Itali-Shqipëri konsiston që të krijohen strukturat për të luftuar kriminalitetin e organizuar. Kjo është me rëndësi pasi qytetarët mund të kenë besim tek strukturat e këtij operacioni. Dua të them se struktura hetimore italiane dhe policia shqiptare kanë zhvilluar një punë me shumë delikatesë dhe për këtë nënvizojë se falë punës së tyre u arrit që të zbarkohej një grup kriminal transnacional. Do bashkëpunojmë me Arben Krajën dhe skuadrën e tij.”, -tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: