Një i ri, i cili ishte shpallur në kërkim për kanosje, është arrestuar nga policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan 32-vjeçarin me inicialet E. F., banues në Varosh të Lezhës.

Kjo pasi pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në vitin 2018, në Thumanë, Krujë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin D. M.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: