Të gjitha pasuritë e bosit të kartieleve mekskikane, El Chapo, janë vënë në ‘shitje’ për “10 dollarë”.
Në fakt nuk bëhet fjalë për shitje të drejtërdrejtë, por qeveria meksikane ka ndërmarrë një nismë, ku me anë të një lotarie 10 dollarëshe, ofron pasuritë e El Chapos.
“Bileta e artë” është pikërisht vila e tij luksoze në Culiacàn , ku Joaquin Guzmàn ishte fshehur para arratisjes së tij, në shkurt 2014.
Një tjetër vilë e kërkuar është ajo e Amado Carrillos Fuentes, bosit të kartelit Juarez i cili u bë i famshëm për sistemin e tij të tregtimit të drogës me avionë dhe anije gjigante.
Çmimet do të ndahen më 15 shtator, që shënon dhe Ditën e Pavarësisë së Meksikës. Në tërësi, fondi i çmimeve arrin vlerën e 250 milionë pesos, ose mbi 10 milionë euro.
(BalkanWeb)