Këshilli Bashkiak i Lushnjes zgjedh në krye të Bashkisë nënkryetaren Eriselda Sefa pak ditë pas arrestimit dhe shkarkimit më pas të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, i akuzuar për afera korruptive.
Eriselda Sefa është komanduar sot nga Këshilli Bashkiak për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lushnjës, teksa fillimisht në garë ishte dhe nënkryetari Gentian Nushi, njëherazi edhe kryetari i PS për Bashkinë Lushnje, i cili u tërheq.