Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 persona për ushtrim dhunë në familje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ndërkohë një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për “BalkanWeb” se shtetasit e arrestuar janë Leonard Tuci mbi të cilin do të rëndojë akuza për për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt ” dhe shtetasi Blerim Qërrushi, ndërsa do të  procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja ” dhe “Dëmtime të tjera me dashje ” shtetasi Leonard Shtjefni.

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt “.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Demtime të tjera me dashje”.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  L.T.,45 vjeç banues në Rreshen, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R.T.,42 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.Q.,28 vjeç, banues në Thumanë, pasi në aksin Rrugor Lezhë-Milot, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin kamion pa leje drejtimi.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin L.Sh., 46 vjeç, banues në Dajç, Lezhë pasi për motive pronësie ka kanosur dhe goditur duke i shkaktuar dëmtime shtetasin Z.Rr., 60 vjeç, banues në Dajç,Lezhë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb