TIRANË
“Në vendin e duhur, në momentin e duhur’, do ishte shprehja që do i shkonte për shtat grupit të gazetarëve të News24, të cilët rastësisht u ndodhën në vendngjarje, në momentin e operacionit antidrogë pranë “Shkollës së Bashkuar në Tiranë, por jo gjithçka ka shkuar si duhet.
Gazetari Ergys Gjençaj ka dalë për të filmuar, në momentin kur një makinë është larguar me shpejtësi, duke marrë para efektivët, pasi nuk i është përgjigjur urdhrit për të ndaluar.
Por, efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke shtrirë në tokë gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj, të cilin nuk e kanë lejuar të filmojë aksionin.
Në vendngjarje ka qenë edhe gazetarja e “News24” dhe “BalkanWeb”, Klodiana Lala, e cila sjell në redaksinë e “BalkanWeb” momentin kur gazetari Gjençaj shtrihet në tokë nga efektivët.
(BalkanWeb)