Duke marrë shkas nga zjarret masive që kanë ‘pushtuar’ shumë vende europiane, Bashkimi Europian ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile. Mësohet se BE do të ofrojë ndihmë për Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut si dhe Greqinë. Bëhet e ditur se BE do të ndihmojë vendin tonë me dy helikopterë.

Dy aeroplanë zjarrfikës ‘Canadair’ nga Franca po dërgohen në zonat e prekura në Itali për të filluar operacionet e shuarjes së zjarrit sot.

Ndërkohë, dy avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë, në krye të një ekipi zjarrfikës për të mbështetur operacionet në terren. Po ashtu mësohet se helikopterët që do të dërgohen për Shqipërinë, vijnë nga Çekia dhe Holanda. Përveç kësaj, Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se dje në vendin tonë u regjistrua viktima e parë nga zjarri, ku një 64-vjeçar nga Gjirokastra humbi jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb