Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është zhvendosur në Gjorm të Selenicës ku një zjarr masiv është përhapur.
Peleshi i bën thirrje gjithë banorëve të Gjormit dhe Gumenicës të evakuohen për shkak se flakët rrezikojnë banesat.
Ai thotë se janë 40 trupa që po punojnë bashkë me një helikopter nga ajro.
”Mu desh të shkëputem me 40 trupa në Gjorm-Gumenicë, kemi situatë të vështirë. Prej 1 orësh, po punon dhe helikopteri për të shuar zjarrin që ka ardhur nga zona lindore, po shtrihet për shkak të erës së pafavorshme. Kemi ende banorë në fshat.
I kam ritheksuar nevojën për evakuim të gjithë njerëzve. Kemi sjellë dy zjarrfikës nga FA< një tjetër po vjen nga Vlora, 40 trupa vijnë nga FA.
Kryesisht në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë kemi shtrirje, kemi shmangur në Fushë-Arrëz prekjen e banesave. Sot jemi shumë të angazhuar dhe të shqetësuar. Me pak mundësi për të ndërhyrë në Karaburun, kufi me Llogaranë. Beteja jonë e këtyre ditëve më e nxehtë ka qenë aty për ët shmangur prekjen e Parkut. Këtu i kemi të angazhuara për të shmangur zjarrin në zonat e baruara këtu në Selenicë, në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë.”- tha Peleshi.
(BalkanWeb)