Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme është nisur me urgjencë drejt Kalimashit.

Një vatër zjarri shpërtheu mbi tunelin e Kalimashit duke e shndërruar atë në një problem serioz.  Flakët të ndihmuar edhe nga era u përhapen duke krijuar një pamje apokaliptike.

Meta tha se tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.  Ai falenderoi edhe angazhimin e strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe Kosovës.

Presidenti u shpreh se në orët e para të mëngjesit do të vijnë  më shumë forca për të fikur zjarret në malin e Rrunjës.

Ilir Meta

Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.

Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb