Duke nisur që sot në mbrëmje, Korça për 5 netë me radhë do të shndërrohet ne epiqendrën e vendit për shkak të festes me te madhe verore në Shqipëri, Festa e Birrës, e cila shënon 15 vjetorin e saj dhe tashmë është kthyer në një traditë të bukur. Korça gjatë kësaj jave do të mirëpresë mijëra turiste vendas edhe te huaj që shkojnë aty për të shijuar birra te llojeve te ndryshme, muzikë dhe argëtim.

Prej datës 18 deri në datën 22 Gusht festa e Birrës do të përqendrohet ne 2 zona të rëndësishme të qytetit, në pazarin e vjetër të Korçës dhe tek terminali i ri i autobusëve.

Interesi për festën është tejet i madh. Hotelet dhe bujtinat e Korçës janë të gjitha të zëna dhe kërkesa për akomodim është e lartë edhe në fshatrat përreth, por edhe në qytetin e Pogradecit, nga njerëz që dëshirojnë të jenë të pranishëm në festë.
Në festën e birrës do të marrin pjesë mbi 10 lloje birrash, ku Birra Korca – birra e parë shqiptare, dhe birra Tirana – birra e kryeqytetit do të zënë pjesën më të madhe te hapësirave të dedikuara për birrat. Do të jenë gjithsej 12 stenda te birrës Korça, dhe 12 për birrën Tirana, nga 1 ne pazarin e vjetër të Korçës dhe 11 te tjera ne terminalin e autobusëve, ne mënyrë qe te gjithë turistët të kenë mundësi për t’i provuar dhe shijuar.

Në këto 5 net do organizohen 10 koncerte me emrat më të njohur muzikës shqiptare dhe të huaj ku përveç këngëtarëve do të ketë edhe një bande muzikantesh nga Greqia dhe Brazili.

Krahasuar me vitet e tjera shifrat nga bizneset tregojnë një interes të madh për festën e Birrës, e cila mungoi një vit më parë për shkak të masave kufizuese të pandemisë.
Ndërkaq policia e Korçës siç do vit bëri publike masat e mara me qëllim sigurinë publike dhe mbarëvajtjen e festës së birrës

Policia njofton se do të bllokohet lëvizja e automjeteve në të dy akset rrugore pranë pikave ku do përqendrohet festa që prej orës 16:30 deri në orën 00:00, të çdo dite.
Qarkullimi i automjeteve brenda qytetit, do të kryhet përgjatë bulevardit “Gjergj Kastrioti” dhe rrugës “Fan Noli”, ndërsa dalja nga qyteti do të bëhet nga stadiumi “Skënderbeu”, në drejtim të Tiranës.

Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë.

PROGRAMI I FESTËS

18 Gusht
Alt’n Beats & Banda, Vikena Kamenica, Devis
Xherahu, Lefteris Pantazis

19 Gusht
Eclesio Ramos de Souza & Band, Kamela Islamaj &
Keli Band, Tre muskëtjerët Aleksandër Gjoka, Elton
Deda dhe Redon Makashi

20 Gusht
Track N’Train, Love Itoya, Orgesa Zaimi, Landi
Kademi & Simpatico Band

21 Gusht
Mixed Up Everything, Edri dhe Stefi Prifti, Shemi Ilirët

22 Gusht
Hot Culb Tirana, Kori Lira, Goran Bregoviç, Wedding
and Funeral Band

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb