VLORA
Zbulohet taktika që përdori Policia për të zbuluar autorin e vrasjes së Xhuljan Bullarit. 25-vjeçari u gjet i vrarë në makinë dhe menjëherë Policia dyshoi se autori ishte një mik i afërm ose familjar.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se menjëherë u mor aparati celular i 25-vjeçarit për të nxjerrë të gjitha kontaktet dhe Policia bëri një listë me miqtë e familjarët e viktimës.
Menjëherë lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Bledar Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.
Për motive të dobëta, 39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun duke e lënë të vrarë teksa pas 4 ditësh u arrestua larg nga vendi i ngjarjes, në ‘’Bllok’’ të Tiranës.
(BalkanWeb)