LEZHA
Lezha vijon të vuajë trafikun e rënduar të automjeteve. Radhët e krijuara janë deri në 8 kilometra, kryesisht në daljet e Lezhës për nga Tirana e Shkodra, raporton gazetari Helidon Ndreka për BalkanWeb.
Kjo situatë vijon nga korriku e deri në fund të gushtit për shkak të fluksit të t uristëve që zgjedhin bregdetin e Talës e Shëngjinit.
Në fakt, këto akse janë problematike gjatë gjithë vitit për shkak të rrugëve të ngushta që ka Lezha.
Zgjidhja për këto rrugë mendohet të jetë projekti i aksit Milot-Balldre. Policia ka vepruar disa herë të shmangë trafikun, por fluksi është i madh.
(BalkanWeb)