Një zjarr i vënë në të paktën 10 vatra ka djegur mbi hektar shkurre e ferra në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’ në Fushë-Krujë.
Gazetari Juljan Kasapi raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe në afërsi të hekurudhës Vorë-Shkodër duke e rrezikuar seriozisht këtë të fundit.
Në ndihmë të zjarrfikëses së Krujës ka ardhur dhe zjarrfikësja e Vorës. Mësohet se dy zjarrfikëset po punojnë intensivisht për të lokalizuar zjarrin, i cili thuhet se është i qëllimshëm.
(BalkanWeb)