Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë sot si pasojë e një sëmundje të rëndë në moshën 73-vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e dha i biri i tij, Visar Berisha.
“Mas nje semundje te rande e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorezu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorezue Hyjit ne jeten e pasosun”, janë këto fjalët e para të Visar Berishës, në njoftimin për vdekjen e babait.
Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ishte gjithashtu edhe i burgosur politik, e ish anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga PSSP Søren Jessen-Petersen. Ishte anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
Kolë Berisha kishte shkruar edhe prozë e poezi.
(BalkanWeb)