Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar Prokurorisë informacione në lidhje me 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se, Presidenti Meta, kërkon të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Shkresa drejtuar Prokurorisë:

  • foto galeri

Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama, zbuloi emrat e propozuar si ministra të rinj. Ndryshimet ishin të pakta krahasuar me qeverinë e mëparshme, ndërsa ra në sy se pjesa më e madhe e kabinetit përbëhej nga ministre femra.

Ndërsa të premten, gjatë seancës së parë plenare në Parlament, u votua me 79 vota pro, e 4 kundërt, Lindita Nikolla si kryetare e parlamentit. Partia Demokratike zgjodhi të mos votonte, e në shenjë demonstrative të griste fletët e votimit. Ndërsa Presidenti Ilir Meta e përshëndeti zgjedhjen, duke theksuar se Kuvendi duhet të jetë tempulli i bashkëpunimit e jo i përçarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb