TIRANA

Gjashtë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale. Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar në plagosje me mjet prerës. Policia procedoi autorin dhe dy të mitur të tjerë 16 e 17 vjeç të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt.

Po ashtu u ndalua një 29-vjeçar pasi vodhi një mjet duke mashtruar.

Një 34-vjeçar tjetër ndërkohë u ndalua për dhunë në familje pasi theu urdhërin e mbrojtjes dhe dhunoi bashkëshorten.

Një tjetër rast dhune në familje ka ndodhur në Vorë teksa është arrestuar 32-vjeçari që dhunonte gruan.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale E. Zh, 16 vjeç, pasi gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij G. R. Në vijim të veprimeve u proceduar dhe dy shtetas të mitur të tjetër 16 dhe 17 vjeç, të dyshuar si pjesmarrës në konflikt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim B. K., 29 vjeç, pasi me datë 24.05.2021, në anë të mashtrimit i ka vjedhur mjetin në përdorim nga shtetasi P. P.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim L. M., 34 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” pasi duke thyer urdhërin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;

A.D., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb