Autori i vrasjes së policit në Lezhë, Aldi Rama rezulton një person me precedent kriminal.
21-vjeçari sipas emisionit “Opinion”, Rama 3 vite më parë ka qenë i implikuar në një ngjarje të ngjashme me një pengmarrje.
Siç zbulon dokumenti i Gjykatës së Lezhës, më 28 korrik ai i kishte marrë peng telefonin të dashurës dhe i kërkonte 50 euro për t’ia kthyer.
Pasi u takuan në një parking, Rama nuk ia ktheu telefonin por e rrëmbeu me dy shokë në një taksi dhe shkuan në një banesë për të kryer marrëdhënie seksuale. Aty kanë konsumuar dhe hashash, teksa e ka dhunuar me shpulla e grushte.
PJESË NGA DOKUMENTI
Ajo ka shkuar dhe e ka takuar të pandehurin në një parking i ka dhënë 50 euro por Aldi Rama nuk i a ka kthyer telefonin. Rama e ka gjuajtur me shpulla ka marrë një taksi dhe taksisti dhe dy shokët e tij kanë shkuar në një banesë të banuar në Lezhë ku në një dhomë kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë. Kanë pirë hashash dhe i pandehuri e ka qëlluar më grushte dhe shpulla derisa kanë ndërhyrë shokët e tij më tej e dëmtuara ka deklaruar se e ka nxitur dhe detyruar që të konsumoj hashash dhe e ka kërcënuar se do i publikonte fotot e saj që ndodheshin në telefon në rrjetet sociale
(BalkanWeb)