Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah që i dhanë fund sot jetës ishin në një lidhje bashkëjetese prej janarit të këtij viti, raporton gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb.

Ata u konfliktuan në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Fillimisht 31-vjeçari nga Dibra qëlloi me thikë ganezen dhe më pas u hodh nga kati i 8-të.

Ajo ishte zhvendosur në Shqipëri për të jetuar me shqiptarin teksa në faqen Facebook të këtij të fundit duken foto të tyre të përbashkëta dhe mesazhe dashurie.

31-vjeçari ndërroi jetë në vend, kurse ganezja me pasaportë franceze në spital. Ajo ndërkohë kishte hyrë sot në Shqipëri për të takuar Pirën në banesën e marrë me qira në Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb