TIRANË

Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Indrit Hoxha dhe të tjerë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në selinë e PD për të dorëzuar 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha që ka iniciuar një lëvizje në PD pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar dhe ka mbledhur firmat për thirrjen e Kuvendit nuk ka shkruar në PD.

Firmat do t’i dorëzohen kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka. Kuvendi është vendosur më 11 dhjetor, ndonëse lideri i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend anti-amerikan, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës ‘non grata’ nga SHBA, gjë që solli edhe vendimin tij për ta pezulluar nga grupi parlamentar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: