Ish-deputeti i anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike është shprehur se vendimi i marrë nga Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha është marrë në dëshpërimin e humbjes dhe presionit të SHBA-ve.

I ftuar në emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon ai tha se lëvizja e  re e Berishës është shpëtim dhe edhe pse reagimi i Berishës ishte me vonesë është në të mirë të demokracisë.

“Vendimi për Berishën u mor pas zgjedhjeve. Basha në vend që të fuste në krizë Ramën, futi krizën në parti. E ndoqëm si asnjë lider tjetër. Kërkoi djegie mandatesh, 7  muaj protestë, e ndoqëm, nuk hymë në zgjedhjet lokale. A e ndoqëm këtë njeri? Unë ka qenë tek zyra e Bashës para 4 javësh. I kam bërë thirrje që nuk mund ta mbash me zor partinë. Unë nuk besoj se është i kapur, por ka marrë një vendim të gabuar. Vendimet janë marrë në dëshpërimin e humbjes dhe presionit të SHBA-ve. Ai nuk po çon në zgjidhje. T’i quash ata që shkojnë në Foltore llum ti nuk do zgjidhje. Unë kam shkuar mirë me Bashën, e kam mbështetur edhe me 13 qershor dhe ka thënë publikisht do ndjek masakrën zgjedhore.  Mori vendimin për Berishën, por nuk e mblodhi kryesinë. Çfarë t’i them këtij kryetari që pasi e votoj dhe nuk bën asgjë për zgjedhjet, godet liderin historik, rrëzon të kaluarën dhe qëndrimi im buron nga këto arye. E njoh që në kohën e gjimnazit, nuk kam asnjë qejfmbetje personale. Ai duhet të largonte Edi Ramën, ua kishte borxh shqiptarëve. Lëvizja e re është shpëtim? I bëj thirrje Lulzim Bashës që nuk e meriton të bëhet qesharak dhe të kesh damkën që do të shkatërrosh PD-në. Nuk është turp të largohesh. Berisha reagoi me vonesë, por shumë mirë që reagoi sepse njeri tjetër nuk do t’i mbushte sallat. Edhe nëse është për hallet personale është në të mirë të demokracisë.  Kur politikanët kanë halle personale largohen dhe nuk i prek njeri. Berisha nëse do të kishte halle personale do të ishte larguar”- tha ai.

Lidhur me firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit, Bumçi tha se nuk mund të thuhet se Këshilli Kombëtar nuk është PD. Ai tha se afo janë në zyrën e Edi Palokës dhe mund të shkojnë t’i shikojnë.

“Këto firma do të sjellin ndryshimin e madh. Kuvendi thirret ose nga kryetari ose nga minimumi i ¼ e anëtarsisë. Ne i kemi çuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Ne nuk jemi armiq të tyre. Njoh Këshillim më shumë se Sekretarin e Përgjithshëm. Kjo gjuhë nuk shkon. Nuk mund të thuash se Këshilli nuk është PD. Basha e ftoi kryetarin edhe për një kafe. ne kërkojmë atë që Basha ka kërkuar. Pse kanë frikë nga anëtarsia? Le të shkojën t’i shohin tek zyra e Palokës”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: