Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen makabër të ndodhur në fshatin Grecalli të Fierit, ku një 8-vjeçar u rrëmbye dhe më pas u vra nga fqinji i tij.

Ky i fundit, 38-vjeçari Klodian Çalamëni, i cili tashmë është arrestuar nga policia, ka tentuar që vite më parë të kryejë një akt të tillë. Ai në 2013-ën më parë ka marrë peng një vajzë të këtij fshati, 16-vjece të cilën e kishte fqinje, por kjo e fundit ka shpëtuar mrekullisht.

Për gati 20 minuta ai bashkë me një shokun e tij, kanë kërcënuar me jetë 16-vjecaren. Por fatmirësisht ajo arriti që të shpëtonte, ndërsa Çalamëni vijoi jetën i lirë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autori i ngjarjes, ka pranuar krimin e rëndë në polici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: