Stina sjell me vete edhe shqetësime shëndetësore. Kolla haset shpesh, ndërsa herbalisti Irfan Gjeci na sugjeron çajin me lule shtogu për pastrimin e sekrecioneve dhe vajin e dafinës si një praktikë të suksesshme. I ftuar nga moderatorja e “Vila24”, Brunilda Lahe, Gjeci tha se është një shëruese shumë e mirë edhe lulja e kumakut.
Ai sjell sërish në vëmendje vajin e farës së zezë si një përbërës fuqizues për imunitetin.
Gjeci këshillon propolisin e bletës, lulen e aguliçes dhe eukaliptin për veprimin që kanë tek persona që kanë kollë mbytëse apo dhe raste me Covid-19. Gjeci vuri theksin tek përdorimi me kujdes i dozave përkatëse tek fëmijët e vegjël, për parandaluar komplikacionet me bimë me qëllim që të shmangen ilaçet.