Një tjetër incident është shënuar në një ndeshje të League 1.

Tifozët kanë goditur me shishe në minutat e para mesfushorin e njohur Dimitry Payet.

Ky i fundit, ishte duke ekzekutuar një goditje nga këndi ku u godit nga tifozët e Lyonit me një shishe në kokë. Kjo bëri që ndeshja të ndërpritej për disa minuta dhe lojtarët të drejtoheshin në dhomat e zhveshjes. Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që në Francë ndodh dhunë në stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: