Zbulohet emri i autorit të dytë të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit dhe ish-kreut të Komunës Velipojë Pashko Ujka. Gazetarja Doriana Bezat, duke iu referuar burimeve nga policia raporton për “BalkanWeb”, se ai është Marjan Kola, 53 vjeç. Ai është arrestuar në Morinë, teksa po tentonte të largohej nga vendi.
Më herët gazetari Senad Nishkiqi raportoi se ishte arrestuar për vrasjen e 64-vjeçarit Ujka 20-vjeçari Kristjan Klemendi, ndërsa Kola është arrestuar si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.
Ish-deputeti u vra mbrëmjen e së shtunës. Ai u qëlluar me armë zjarri në shpinë teksa ishte me bashkëshorten e tij pranë banesës dhe ndërroi jetë 2 orë më pas në spital.
(BalkanWeb)