Një grua e moshuar është gjetur e mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum, në Berat.
Policia njofton se trupi i pajetë i 70-vjeçares është nxjerrë nga lumi, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se e moshuara dyshohet se është hedhur tek ura e Goricës dhe rrjedha e lumit e ka çuar afër fshatit Starov, ku është gjetur trupi i saj i pajetë.
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në lumin Osum është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe.
Shërbimet e policisë së bashku me shërbimet e zjarrëfikses kanë nxjerr trupin e pa jetë nga lumi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.
(BalkanWeb)