Policia ka finalizuar me sukses një mega-operacion, që ka çuar në arrestimin e 28 personave, përfshirë edhe pronarin izraelit të një Call Center-i, Rafael Genish.

Gazetarja Klodiana Lala, raportoi për “BalkanWeb”, se rrjeti i Call Centrave që operonte në Shqipëri e kryesisht në Tiranë ishte bërë pjesë e një skeme mashtrimi në shumë vende të Evropës, ku “pre” kanë rënë mijëra qytetarë evropianë. Atyre i është kërkuar që të investojnë në bursë e teksa kanë kryer këtë veprim, paratë janë zhdukur.

Denoncimet kanë qenë të shumta, si nga autoritetet ndërkombëtare, por edhe nga qytetarët shqiptarë të cilët janë prekur nga ky mashtrim. Lidhur me këtë rast, pritet që policia të japë detaje zyrtare, në një konferencë që është paralajmëruar për në orën 14:30.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb